Një skenar i zakonshëm: Takoni dikë të ri, dhe një shikim është gjithçka duhet për të ndezuar ndjenjat seksuale. Mezi i mbani duart larg njëri-tjetrit – dhe eksitimi ju ngjan sikur jeni në dashuri.

Por a është e të vërtetë? A mundet që epshi të ngatërrohet me diçka më shumë? A është e mundur të  dallohet mungesa e ndjenjave të vërteta sa më herët, që të shmanget një investim i keq?

Përgjigja për këto pyetje është “Po”.

Është e lehtë të ngatërrosh kimikën shpërthyese të tërheqjes fizike me potencialin romantik afatgjatë. Por nëse jeni gati të vlerësoni me ndershmëri veprimet dhe ndjenjat tuaja, nuk është e vështirë të njihni të vërtetën.

Më poshtë 7 shenja se si mund të ngatërroni dashurinë me seksin:

1. Tërheqja midis jush është më shumë fizike sesa emocionale.

Cila ishte gjëja e parë në lidhje me partnerin tuaj që ju tërhoqi vëmendjen? A ishte sensi i tij/saj i humorit, apo një akt mirësie që vutë re? Apo ishte pamja e tyre prej modeli/eje? Nuk ka asgjë të keqe të dukesh mirë, ose të vlerësosh tiparet që të duken më tërheqëse. Por nëse kjo nuk shoqërohet nga një arsye më e thellë, mund të çojë në zhgënjim.

2. Ju thoni ‘po’ për seks vetëm për të mbajtur dikë rreth jush.

Kur sapo keni filluar të frekuentoni dikë të ri, mund të ketë një moment kur është e qartë se ai/ajo pret që seksi të jetë hapi i ardhshëm – dhe se interesi i tyre mund të zbehet nëse nuk është kështu. Të thuash “po” mund të jetë një mënyrë e lehtë për të shmangur pyetjen: Pse mendoni se mund të humbasin interesin për ju?

3. Ju jeni të dashur, por jo shokë të vërtetë.

Seksi është me të vërtetë i mirë, ndoshta dhe më mirë. Por çfarë tjetër keni të përbashkët? Çfarë do të flisnit nëse njëri prej jush do të ishte fizikisht i paaftë pas një aksidenti? A njihni detaje personale për ta që as miqtë e tyre të rastit nuk i dinë? Nëse keni vështirësi t’ju përgjigjeni pyetjeve të tilla, shanset janë që seksi të jetë pengesë për një marrëdhënie më të thellë.

4. Koha juaj së bashku është 100% në krevat (ose rrugës për atje).

A shkoni në vende publike ku ideja është të argëtoheni apo të njiheni më mirë me njëri-tjetrin? Apo rrini më së shumti në shtëpi ku seksi është në menu 24/7?

5. Kur seksi mbaron, të bëhet të largohesh.

Thjesht epshi është ndonjëherë gjithçka që duhet për të tërhequr të dy. Por kur seksi përfundon, epshi vetë mund të prodhojë efektin e kundërt – si magnetet që ngjiten së bashku derisa t’i vendosni në polet e kundërta. Nëse asnjëri prej jush nuk ka qejf të qëndrojë dhe përqafojë ose të kalojë pjesën tjetër të mbrëmjes së bashku, atëherë potenciali për dashuri të vërtetë është ndoshta minimal.

6. Seksi mund të jetë i mirë, por ndjeheni ende të pakënaqur.

Studiuesit kanë zbuluar se biokimia e seksit – nëpërmjet lirimit të hormoneve, si oksitocina, dopamina dhe serotonina – ka për qëllim të krijojë ndjenja kënaqësie dhe afrimiteti me partnerin tuaj. Por kjo nuk mund të kapërcejë intuitën tuaj rreth potencialit të vërtetë të marrëdhënies. Kini kujdes nëse ndjeheni bosh pas seksit, në vend që të jeni të kënaqur.

7. Ju kundërshtoni prezantimin e partnerit me miqtë dhe familjen tuaj.

A është ky person dikush që mezi pret t’ia prezantosh të gjithëve? Apo intuita ju thotë se njerëzit që ju njohin dhe ju duan të mirën do të shohin të vërtetën që po përpiqeni fort ta mohoni? Nëse jeni tunduar ta mbani marrëdhënien “sekret”, shanset janë që marrëdhënia të ketë potencial të vogël.