NE JEMI 1Kafe

Aplikacioni i Pare Shqiptar per Takime Online

Nga idea tek realizimi i 1KAFE

 

“Si mund të njoh një Shqiptar/e për të krijuar një familje ose për të patur miq të rinj, duke ruajtur gjuhën, traditat dhe zakonet e mia, në mënyrë sa më të lehtë? Nuk e kam gjithmonë mundësinë që të shkoj në Shqipëri/Kosovë/Maqedoni apo të di se ku mblidhen shqiptarët në vende të huaja…”

Pikërisht nga këtu e ka zanafillën dhe projekti 1 Kafe, ku themeluesi vendosi të krijonte këtë aplikacion të vecantë, nisur nga fakti që shumica e shqiptarëve jetojnë jashtë trojeve amtare. Një ndryshim rrënjësor nga aplikacionet e huaja, ku identiteti shqiptar humbet lehtë midis gjithë të tjerëve.

Qëllimi Ynë

Përmes aplikacionit synojmë forcimin e marrëdhënieve të komunitetit shqiptar online, komunikimi i të cilit pritet të afrohet më tej duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe zakonet e tyre kudo që ndodhen.

A do te jeni ju një nga mijëra personat që do të takohen përmes 1KAFE?

Ne mundohemi të krijojmë një ambient të vecantë, ku të gjithë të kenë 

mundësinë të njohin dikë dhe të bisedojnë lirisht. Algoritmi ynë ka parasysh preferencat tuaja dhe mundohet t’ju tregojë se sa shumë të përbashkëta keni me dikë, që në shikimin e parë.

Gjithsesi, ne shpresojmë që nga online, të mund të njiheni në jetën reale dhe të kultivoni më tej interesat apo pasionet tuaja të përbashkëta.

1 KAFE – #1 Për Të Njohur Shqiptarët Kudo Që Ndodhen

Aplikacioni ynë është shërbimi i parë mobile në industrinë e takimeve online shqiptare që përdor algoritme për të bërë të mundur njohjen e personave që kanë më shumë  të përbashkëta me ju.

Algoritmi ynë mbështetet në më shumë se 30 kategori të dhënash, për të rritur mundësinë që të gjeni personin e duhur, duke ju lehtësuar kërkimin dhe kursyer shumë kohë.

1 KAFE është i dedikuar gjetjes së shpirtit binjak, mikut apo shokut të ri, dhe me një shtrirje globale, mundësitë janë të pafundme.

Aplikacioni ynë nuk mbaron me kaq: ne ofrojmë mundësinë e paraqitjes së eventeve të ndryshme nga komuniteti shqiptar, duke sjellë më afër njeri-tjetrin. Në fakt kemi shumë funksione të tjera në radhë për t’u publikuar në të ardhmen, jemi vetëm në fillimin e dickaje të mrekullueshme!

 

Gjeni Beqarët Online

Nuk keni pse rrini me orë të të në kafene ose klub për të njohur dikë. Ne e dimë shumë mirë se sa e vështirë dhe komplikuar është të njiheni më dikë, sidomos në një qytet të madh ose më keq akoma, në shtet tjetër.

1 KAFE bën pikërisht këtë: thyen barrierat që ju kanë penguar deri tani dhe mundëson në kohë reale njohjen me femra dhe meshkuj lokale ose larg jush – duke zeruar virtualisht distancat midis Tiranës, Prishtinës, ose Romës, New York-ut etj.

Publiku ynë përbëhet në pjesë dërrmuese nga shqiptarët, por ka dhe të huaj të cilët janë kureshtarë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pyesni veten se kush ndodhet brenda 1 KAFE nga qyteti yt apo nga miqtë tuaj? Personi që nuk keni patur kurajon t’i hidhni kurrë një fjalë mund të jetë pikërisht këtu, dhe mund të jetë më e lehtë nga sa menduat që ta njihni.

YouTube
YouTube